Rama: TAP-i e kthen Shqipërinë në nyjen e rëndësishme nga Lindja, në Perëndim

Shqipëria

Rama: TAP-i e kthen Shqipërinë në nyjen e rëndësishme nga Lindja, në Perëndim

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:12

Në qytetin e Çorovodës në prani të kryeministrit Edi Rama, sot u përurua nisja e punimeve të projektit TAP, me fazën e parë, infrastrukturën rrugore në gjurmën ku do të kalojë në Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline) nga ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri dhe Drejtori Menaxhues i TAP-t, Ian Bradshaw në një ceremoni me pjesëmarrje të gjerë.

Kryeministri Edi Rama duke konsideruar se, “Gazsjellësi TAP e kthen Shqipërinë në një nyje të rëndësishme për furnizimin me energji nga Lindja, drejt Perëndimit”, tha se “ndërtimi i infrastrukturës energjetike në Shqipëri, hap një perspektivë krejt të re, ku qytetarët shqiptarë do kenë më shumë opsione për ta përdorur gazin si burim më të lirë energjie ne vend”.
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që ka faza e parë e TAP-it me ndërtimin e infrastruktuës rrugore, përfitimet për banorët e zonave në aspektet ekonomike dhe zhvillimeve urbane, për PBB kombëtare si një investim i madh i huaj, për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe diversifikimin e burimeve energjetike si dhe kontributin për përgjegjësinë sociale që ka nisur që në nisje TAP në qarkun e Fierit me rehabilitimin e shkollës “Andon Xoxa” në Fier.

Faza e parë e ndërtimit të rrugëve shënon fillimin e punës të një investimi që do të shtrihet në 5 vitet e ardhshëm me ndërtimin e infrastuturës lidhëse, punimet për vendosjen e tubacioneve, kompresorëve dhe linja detare.
“Projekti TAP do të ndërtojë 210 km rrugë me një vlerë investimi shumë të konsidueshme, krijon më së 500 vende pune direkt dhe mijëra të tjera si pasojë e marëdh indirekte me këtë projekt”, tha Rama, duke cituar se rruga lidhëse përshkron 51 km rrugë aksesi, 41 km të tjera për rindërtim dhe shëron plagë të mëdha për komunitetet, që e kanë jetën të lidhur me 42 ura egzistuese që janë jashtë standartit, që që do rindërtohen dhe 3 ura krejt të reja.
Sipas Kryeministrit Rama, rëndësia e zhvillimit të infrastrukturës së TAP-it, lidhet me përfitimet për qarqet ku do kalojë. “Qarku i Korcës, Beratit dhe Fierit në teritore të shtrira do të përfitojnë direkt nga këto investime në infrastrukturë, me impakt shumë të rëndësishme në funksion të përmirësimit të rrjeteve komunikimit për gjithë prodhuesit”, theksoi Edi Rama, ndërsa vlerësoi përfitimet e komuniteteve në zonat e thella si Potom dhe Vithkuq.
“Në këto zona do të sjellë lidhje të qendrushme me zonat urbane, duke i dhënë fund izolimit të gjatë”, tha kryeministri Rama.

“Vetëm nga ky investim, Prodhim i Brendshëm Bruto do të rritet me 160 milionë euro në vit, me përfundimin e projektit të ardhurat për ekonominë shqiptare do të shumëfishohen. Vetëm nga ky projekt do përfitojë 1 miliardë euro në 20 vitet në vijim”, tha kryeministri Rama, duke shtuar se përfitues do të jenë dhjetra nënkontraktorë nga efektet zinxhir që përfshin investimi.
Me nisja e punimeve të projektit TAP, kryeministri vlerësoi rritjen e Investimeve të Huaja Direkte, të cilat janë rritur dukshëm. “Vjet u hapën 948 kompani të huaja, ose 30% më shumë, krahasur me një vit mëe parë”, tha Rama optimist se ky numër do të vijë më tej.

Kryeministri gjithashtu tha gazsjellësi do kalojë dhe në Kosovë: “jemi të angazhuar ta kthejmë TAP-in në burim zhvillimi edhe për Kosovën, ku ndërtimi i një linje gazi deri aty, krijon “De facto” autostradën e dytë energjetike pas asaj të interkonjeksionit 400 Kv, puna e të cilit po shkon shumë mirë”.
Rama vlerësoi punën e bërë nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri me ekipin duke marrë të gjitha masat për realizimin e projektit TAP.
“Me mbështetjen e BE-së dhe punës së shkëlqyer të ministrit të MEI-t, ka nisur puna për masterplanin e gazit në Shqipëri me një grand 1 milionë euro dhe me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare”, njoftoi Rama. Gjithashtu për diversifikimin e burimeve të energjisë, që mundëson vlerësim real të rezervave të gazit në Shqipëri, ai tha se “po punohet me “Socar” për studimin e gazifikimit të vendit tonë për zhvillimin e sektorit, rrjeteve të shërndarjes, ato shoqëruese, prodhimi i gazit natyror në vend, magazinimin e tij”.

Rama theksoi rëndësinë që ka zhvillimi i i projektit tjetër të gazsjellësit IAP dhe lidhja e tij me TAP-in. “Njëkohësisht TAP po bashkëpunon me zhvilluesit e gasjellësit Adriatiko-Jonian, IAP”, tha Rama për projektin e ri, që përfshin Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjen, për të cilin po punohet me mbështetjen e Komunitetit të Energjisë në Vienë. “Të katër shtetet kanë rënë dakort për një njësi të vetme operacionale, ku MEI ka treguar kapacitet të admirueshëm në administrimin e gjithë këtij procesi të komplikuar dhe kaq të ri për Shqipërinë”.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se për herë të parë në Konferencën e Vienës që do të zhvillohet në fund të muajit Gusht, vendeve të BE-së do t’u paraqiten një plan i përbashkët i vendeve të rajonit të Ballkanit për thithjen e investimeve në disa fusha, si infrastukturë, Korridoni Blu dhe IAP, ku qeveria shqiptare ka pasur rol lider në konceptimin dhe cuarjen përpara. “Kjo qasje e re e Qeversië shqiptare me ato të rajonit është parakusht për të kthyer Ballkanin në destinacion për investime, në një treg të madh që kapërcen kufijtë e shteteve”, tha Rama.
Sipas tij, të gjitha këto lidhen direkt me sigurinë energjetike dhe furnizimin, të cilat garantojnë rritjen e qëndrueshme të vendit. “TAP do të thotë mbi të gjitha, vendosje e konsoliduar e Shqipërisë në një pozitë të rëndësishme për sigurinë energjitike dhe me gjerë, pasi TAP e kthen Shqipërinë në nyje të rëndësishme furnizimi me energji nga Lindja, në Perëndim”, tha kryeministri Rama.

Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaë tha: “TAP ka si qëllim të ndërtojë një gazsjellës modern që do të sjellë gazin kaspik në Evropë në fillim të vitit 2020 dhe me siguri të plotë. Ndërtimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri është një pikë kritike për progresin e projektit tonë. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë parimin për të mos i shkaktuar asnjë dëmtim komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe të kemi impaktim minimal mbi mjedisin ndërkohë që sigurisë i japim përparësi të lartë. Ky është hap i rëndësishëm në plotësimin e këtij angazhimi”.

Sipas tij, “rrugët dhe urat e rehabilituara do të kontribuojnë jo vetëm në modernizimin e infrastrukturës së transportit, por edhe për sigurinë gjatë transportit. Gjithashtu do të përforcojnë aksesin në tregje dhe shërbime, duke dhënë kështu kontribut në rritjen afat gjatë ekonomike të shumë zonave të Shqipërisë.”
Ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri e vlerësoi nisjen e punimeve për projektin e madh të gazjellësit TAP si “moment historik dhe histori për Shqipërinë dhe për vendet që do përfitojnë”. Për Shqipërinë, sipas Gjiknurit, TAP është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi kthehet në një nyje lidhëse si pikë transmetuese dhe shumë të rëndësishme për Europën dhe rajonin, por dhe për projektin më të ri të gazit, IAP, për të cilin qeveria shqiptare është angazhuar, pasi krijon mundësi për një burim të ri energjetik. Sipas Gjiknurit, nga këto projekte Bashkimi Europian përfiton shumë në sigurinë energjetike. “Autoritetet shqiptare do bëjnë gjithcka, që projekti të ecë në rrugën e duhur, pa asnjë pengesë dhe shpresojmë se në këtë projekt do përfshihen sa më shumë aktorë shqiptarë”, tha ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri.

Në tërësi, TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë rreth 100 km rrugë përgjatë gjurmës së gazsjellësit, në Vishocicë, Vithkuq dhe Shtyllë në qarkun e Korçës; në Potom, Çorovodë, Kakrukë, Therepelë, Vendreshë në qarkun e Beratit; dhe në Topojë në qarkun e Fierit, do ndërtojë tre ura të reja dhe rehabilitojë më shumë se 40 ura ekzistuese në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet për rrugët dhe urat ndihmuese priten të përfundojnë gjatë vitit 2016 duke i krijuar kushtet që fillimii punës për ndërtimin e gazsjellësit të nisin në verën e vitit 2016.
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.
Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një investim i madh i drejtpërdrejtë i huaj dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, transporti i parë drejt Evropës pritet të ndodhë afërsisht në vitin 2020. Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat