Skandali me akullin, ISHSH: Kemi marrë mostra për analiza

Shqipëria

Skandali me akullin, ISHSH: Kemi marrë mostra për analiza

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:13

Duke filluar nga e hëna, do të nisin kontrolle për cilësinë e ujit që përdoret në lokalet e Tiranës. Reagimi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor vjen pas alarmit se mostrat e akullit në disa subjekte private “bar-kafe” janë të ndotura mikrobiologjikisht.

Studimi i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe ISHSH, në bashkëpunim me emisionin investigativ “Fiks Fare” tregoi se nga akulli i marrë nga 7 lokale të Tiranës, mostrat nga tre lokale rezultuan të ndotura dhe me shenja të “Steptokokut fekal”.

Dy institucionet kompetente do të marrin masa ndaj subjekteve të gjetura në shkelje dhe do të bëjë vëzhgime edhe në subjekte të tjera, për të parë sesi rezultojnë ato. Duke folur për “News 24” Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda tha se Inspektoriati ka marrë mostra dhe përfundimet do të jepen pas daljes së analizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat