Gjirokastra dhe Berati dalin nga lista e trashëgimisë botërore në rrezik

Shqipëria

Gjirokastra dhe Berati dalin nga lista e trashëgimisë botërore në rrezik

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 13:04

Qyteti i Beratit dhe ai i Gjirokastrës kane dale nga lisat e trashëgimive botërore qe janë ne rrezik.

Vendimi u more dje në një konference ne Bon ne gjermani e cila u organizua nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sipas Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros, vendimi i marre ne mënyrë unanimitare nga UNESKO erdhi pasi ajo vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe të Beratit.

Pasi theksoi gjendjen e renduar te marrëdhënies se shtetit shqiptare me UNESKON që nga viti 2011, Kumbaro tha se që nga moment që kanë ardhur në qeveri i kanë dhëne një rendësi te madhe përmirësimit te situatës ne Gjirokastër dhe Beratit si dhe përmirësimin e relative me komitetin e trashëgimisë botërore.

Kumbaro theksoi se rezoluta i kërkoi qeverisë shqiptare që të miratojë dhe zbatojë sa më shpejtë projekt ligjin për Trashëgiminë Kulturore si dhe për rregulloren e re të administrimit dhe menaxhimit të qendrës historike në Gjirokastër si dhe të zbatojë rekomandimet për mbrojtjen e vlerave universal të Gjirokastrës dhe Beratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat