OSHEE u ndërpret energjinë debitorëve në Velipojë

Shqipëria

OSHEE u ndërpret energjinë debitorëve në Velipojë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:44

Të paktën 450 debitorë do ndëshkohen nga OSHEE në zonën turistike të Velipojës. Janë familjarë por edhe biznesë që janë evidentuar borxhlinj ndaj Operatorit të Shpërndarjes, i cili ka nisur aksionin në vijën bregdetare.

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka zbarkuar në pikën turistike të Velipojës në aksionin për ndërprerjen e energjisë ndaj debitorëve. Janë rreth 450 debitorë nga 900 abonent të cilëve do u ndërpritet energjia elektrike dhe ky aksion sipas drejtorit të OSHEE shkodër Gazpër Volaj ka si qëllim përmirësimin e kushteve të shpërndarjes së energjisë.

I pyetur nëse ky aksion dëmton sezonin turistik, drejtori Volaj thotë se në realitet ndodh e kundërta pasi të gjithë duhet të shlyejmë detyrimet që kemi. Aksioni i nisur në Velipojë do shtrihet në gjithë territorin e Shkodrës. Sipas drejtuesve të OSHEE nuk do të ketë ndërperje të aksionit deri në stakimin e gjithë debitorëve nga rrjeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat