Rama takim me kryebashkiakët e zgjedhur. Mziu nuk merr pjesë, ndërsa Fran Frrokaj do shkojë

Shqipëria

Rama takim me kryebashkiakët e zgjedhur. Mziu nuk merr pjesë, ndërsa Fran Frrokaj do shkojë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:41

Kryeministri Edi Rama ka menduar që të organizojë një takim me të gjithë kryebashkiakët e zgjedhur më 21 qershor.

Takimi do organizohet të hënën në Kryeministri.

Megjithatë të djathtët janë të përçarë në vendimin e tyre për të marrë pjesë ose jo.

Xhelal Mziu i Kamzës tha se nuk do të marrë pjesë. Ai tha për GSH se shkak është bërë moskonfirmimi nga KQZ. Megjithatë Mziu ishte një nga kandidatët më të sulmuar nga Edi Rama gjatë fushatës.

Kurse Fran Frrokaj i Lezhës tha se do të shkojë.

“Jam për bashkëpunim të plotë, pa asnjë lloj diskutimi. Rama është kryeministri i të gjithë shqiptarëve,” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat