Shkullaku: Ja prova që Aliko bridhte lirisht

Shqipëria

Shkullaku: Ja prova që Aliko bridhte lirisht

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:40

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka parë veten në pozitë të vështirë mbreme në studion e emisionit “Opinion”, kur i është dashur që të perballet me informacione të bëra publike nga gazetari Armand Shkullaku, që rrëzonin pretendimi i tij se Arbion Aliko kishte qenë në Greqi gjatë vitit të fundit.

Drejtori i ABCNews, në studion e “Opinion” pas justifikimeve të ministrit Tahiri se përse nuk ishte arrestuar Aliko, ka bërë publik një informacion me burime nga Prokuroria për Krime të Rënda se Aliko ka qenë gjatë gjithtë kësaj kohe brenda vendit.

Sipas informacioneve të dhëna nga gazetari Shkullaku, pas një ngjarjeje të ndodhur në mars të këtij viti është ndaluar Thimio Ceka.

Prokurorët kanë parë se ky person komunikonte nëpërmjet Facebook me të kërkuarin Arbjon Aliko.

Pas këtij momenti, hetuesit kane kërkuar nga ekspertë në SHBA të gjurmojnë nga cili vend ai e hapte rrjetin social Facebook.

Në bazë të hetimit të bërë nga amerikanët, Aliko hynte në Facebook përgjithësisht me anë të telefonit të tij kur ai ndodhej në Lazarat, Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë, etj.

Sipas informacioneve të bëra publike nga drejtori i ABCNeës, ka pasur edhe një rast kur Aliko është ndaluar nga policia, por pa u arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat