Do pilotohet sistemi antipërmbytje “Floodis”, funksional në BE

Shqipëria

Do pilotohet sistemi antipërmbytje “Floodis”, funksional në BE

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:56

Për ti paraprirë problemit të përmbytjve, në Shkodër, qarku që në vitet e fundit ka pasur dëmet më të mëdha, do të testohet sistemi i ri “Floodis”, pjesë e projektit të bashkimit Europian. Përmes sistemit “Floodis” ofrohet një platformë e centralizuar përfshirë edhe të dhënat e krijuara nga përdoruesi dhe analizat në rrjete sociale.

“Projekti Floodis ka të bëjë me një menaxhim të avancuar të përmbytjeve. Ky sistem do lejoje perfshirjn e qytetareve dhe krijimin e instrumenatve per te menaxhuar ne menyre me efikase permbytjet duke shpetuar dhe jete njerezish. Ky projekt eshte funksional ne gjithe Europen.”

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Cvile pranon se vendi ynë ka sfida komplekse në këtë drejtim, por testimi i këtij sistemi hap një kapitull të ri përballë këtyre situatave.

Testimi në terren analizon aftësinë kryesore të sistemit Floodis për të marrë informacion real rreth situatës duke u ofruar informacion të përditësuar lokal qendrave të menaxhimit të fatkeqësive natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat