Frroku refuzon të dëshmojë, kërkon të shkojë në Belgjikë

Shqipëria

Frroku refuzon të dëshmojë, kërkon të shkojë në Belgjikë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:43

Deputeti Mark Frroku ka shfaqur interes të transferohet në Belgjikë, ku do përballet me akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit.

Kjo dëshirë e tij, mësohet se është shfaqur një ditë më parë kur prokurorët e dosjes janë paraqitur në ambjentet e burgut, për ta marrë në pyetje.

Frroku ka refuzuar të japë deklarime për llogari të palës shqiptare, duke pohuar se të gjitha pretendimet e kryera do ja tregojë gjykatës në Bruksel, raporton shqiptarja.com

Sipas hetuesve me autoritet belge nuk ekziston asnjë marrëveshje ekstradimi, por në kushtet kur vetë personi i pandehur shfaq dëshirën për t’u përballur vetë me akuzat dhe të japë pretendimet e tij në një proces gjyqësor të huaj, siç është rasti i deputetit Mark Frroku, ai lejohet të transferohet duke ju dorëzuar autoriteteve belge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat