Nesër merret në pyetje grupi italo-shqiptar i akuzuar për terrorizëm

Shqipëria

Nesër merret në pyetje grupi italo-shqiptar i akuzuar për terrorizëm

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:20

Të shtunën më datën 4 korrik 2015, do të nisë procesi i marrjes në pyetje për katër personat e arrestuar në Itali, pjesëtarë të celulës terrorriste italo-shqiptare, e koduar nga policia si operacioni “Martesa”.

Përballë hetuesit të cështjes Ambroxhio Moccia në ambientet e burgut Bollate të qytetit të Milanos do të ulet shqiptarja 41 vjecare Arta Kacabuni, tezja e Aldo Kobuzit. Ndërsa marrja në pyetje për familjarët e Maria Giulia Sergio, bashkëshortes së Aldo Kobuzit, konvertuar në islam si Fatima az Zahra; Sergio Sergio 61 vjec, babai i Maria Giulia Sergio; Assunta Buonfiglio 60 vjec, nëna e Maria Giulia Sergio dhe Marianna Sergio 30 vjec, motra e saj, do të kryhen në ambientet e burgut San Vittorio po në qytetin e Milanos.

Me këtë informacion të bërë publik nga Prokuroria Italiane vërtetohet se të katër personat e arrestuar po vuajnë momentalisht ndalimin e tyre në dy burgje të ndryshme të Milanos; San Vittorio e Bollate. Të katër personat e arrestuar me akuzën e terrorrizmit ndërkombëtar do të asistohen nga avokatja Erika Galati.

Gjithashtu është aktivizuar procedura e ekstradimit drejt Italisë për Baki Cokun, 37 vjec, daja e Aldo Kobuzit, arrestuar në Shqipëri.

Ndërkohë hetimet ndaj kësaj cështje, kordinuar nga prokurori Maurizio Romanelli, vazhdojnë me analizën e materialit sidomos informatik, sekuestruar gjatë fazës së arrestimit. Nga burime të drejtësisë konfirmohet se autoritetet italiane po kordinojnë hetimet në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës dhe forcat e policisë së disa vendeve. Në dosjen hetimore i kushtohet vëmëndje të vecantë tre personave, të konsideruar mjaft të rrezikshëm e që kanë influencuar në aktivitetin e celulës terroriste italo-shqiptare. Ata janë; emiri Ahmed Abu Alharith, kordinuesi i mbërritjes së luftëtarëve të huaj në Siri, Abu Saëarin, përgjegjës i luftëtarëve francezë që mbërrijnë në territori islamik si dhe një nënshtetas libian, Bassiouni Abdallah, kordinues i nisjes së luftëtarëve të xhihadit nga Libia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat