Puç kundër Majkos / Mjaftistët kurdisin bazën për ti fut shqelmin ish-kryeministrit populist

Shqipëria

Puç kundër Majkos / Mjaftistët kurdisin bazën për ti fut shqelmin ish-kryeministrit populist

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 07:30

Mosrespektimi i statutit të partisë ka acaruar bazën socialistë të Njësisë numër 5 në Tiranë. Përpjekja për të komanduar kryetare të njësisë një njeri të preferuar të Kryeministrit Rama, ka çuar në përplasje mes anëtarëve të partisë dhe deputetit Pandeli Majko, aq sa ky i fundit është detyruar të braktisë mbledhjen. Mbledhja të mërkurën e Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë numër 5 në Tiranë nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar. Insistimi i Pandeli Majkos për të emëruar kryetare të partisë për këtë njësi zonjën Anila Shehu, nuk është pranuar nga baza e partisë. Ndonëse vetë Majko ka shpjeguar disa herë se vendimin e kishte marrë kryetari Edi Rama, anëtarët e Asamblesë kanë kërkuar që të respektohet statuti. Dëshminë e asaj mbledhjeje me dyer të mbyllura e sjell Shkëlqim Meta, që në njësinë 5 është përgjegjës për çështjet organizative, e të cilin socialistët e mbajnë mend për sfidën që i bëri Ramës në 2009­ën për drejtimin e partisë. Situata në mbledhje është acaruar skajshëm. Tonet e bazës kundra Majkos janë ngritur aq shumë saqë deputeti i njohur i PS­së është detyruar që të largohet nga Asambleja. Protagonist i kësaj përplasjeje, Shkëlqim Meta tregon se çfarë ndodhi, shkruan Abcnews. Incidenti me Majkon duket se i ka shkuar në vesh edhe Kryeministrit Rama, njëherësh kryetar i PS­së, i cili me të mbërritur në sallën e Parlamentit shkoi të ngushëllonte deputetin e tij./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat