Acarohet baza e PS në Tiranë, Majko braktis mbledhjen (Video)

Shqipëria

Acarohet baza e PS në Tiranë, Majko braktis mbledhjen (Video)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:46

Mosrespektimi i statutit të partisë ka acaruar bazën socialistë të Njësisë nr. 5 në Tiranë. Përpjekja për të komanduar kryetare të njësisë një njeri të preferuar të Kryeministrit Rama, ka cuar në përplasje mes anëtarëve të partisë dhe deputetit Pandeli Majko, aq sa ky i fundit është detyruar të braktisë mbledhjen.

Mbledhja të mërkurën e Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.5 në Tiranë nuk ka shkuar ashtu sic ishte parashikuar.

Insistimi i Pandeli Majkos për të emëruar kryetare të partisë për këtë njësi zonjën Anila Shehu, nuk është pranuar nga baza e partisë. Ndonëse vetë Majko ka shpjeguar disa herë se vendimin e kishte marrë kryetari Edi Rama, anëtarët e Asamblesë kanë kërkuar që të respektohet statuti.

Dëshminë e asaj mbledhjeje me dyer të mbyllura e sjell Shkëlqim Meta, që në njësinë 5 është përgjegjës për çështjet organizative, e të cilin socialistët e mbajnë mend për sfidën që i bëri Ramës në 2009-ën për drejtimin e partisë.

Situata në mbledhje është acaruar skajshëm. Tonet e bazës kundra Majkos janë ngritur aq shumë saqë deputeti i njohur i PS-së është detyruar që të largohet nga Asambleja. Protagonist i kësaj përplasjeje, Shkëlqim Meta tregon se cfarë ndodhi.

Incidenti me Majkon duket se i ka shkuar në vesh edhe Kryeministrit Rama, njëherësh kryetar i PS-së, i cili me të mbërritur në sallën e Parlamentit shkoi të ngushëllonte deputetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat