“Vora”, Biba: Ku e dini që zgjedhësit fiktivë nuk kanë votuar për Kardashian?

Shqipëria

“Vora”, Biba: Ku e dini që zgjedhësit fiktivë nuk kanë votuar për Kardashian?

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:52

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri të disa qendrave të votimit në Bashkinë e Vorës, ka pasur një debat mes anëtarit të KQZ-së, Denar Biba dhe Ylli Manjanit të LSI-së.

LSI pretendon se në Bashkinë Vorë ka pasur 600 votues fiktivë që kanë votuar për kandidatin e PD-së, Fiqiri Ismaili.

Rezultati final i zgjedhjeve në Vorë ishte 254 vota plu për Ismalin.

Debati

Ylli Manjani: Zgjedhjet në Bashkinë e Vorës ishin të lira, por nuk ishin të ndershme. Kryetarin e Bashkisë së Vorës e zgjodhën disa jabanxhinj elektoral.

Denar Biba: Si e vërtetoni ju që këta zgjedhës kanë votuar për kandidatin e PD dhe jo për Kim Kardashian apo nuk e kanë hedhur të bardhë?

Ylli Manjani: Ne kemi rritje në Vorë, por jo nga kjo kategori, këta janë të Fiqos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat