KQZ rrëzon kërkesën e LSI për Vorën

Shqipëria

KQZ rrëzon kërkesën e LSI për Vorën

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka rrëzuar kërkesën e LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Vorë.

Ankimimi për Vorën u rrëzua me 4 votat e shumicës, ndërsa pro kërkesës së LSI votuan 3 anëtarët e shumicës.

LSI kishte kërkuar pavlefshmëri në 18 qendra votimi për shkak të emrave që sipas saj ishin të importuar në lista.

Avokati i LSI Ylli Manjani u shpreh se KQZ ra dakord se kishte një transferimi të zgjedhëseve për arsye politike, por nuk ra dakord se është kompetencë e KQZ të vendosë për një gjë të tillë.

Do ta ndjekim çështjen në instancat e tjera, tha Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat