Sezoni turistik, Policia Rrugore: Ja akset e rekomandueshme

Shqipëria

Sezoni turistik, Policia Rrugore: Ja akset e rekomandueshme

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 17:45

Policia rrugore, me anë të një njoftimi për shtyp, u ka dhënë një seri udhëzimesh udhëtarëve me rastin e sezonit turistik.

Kështu, autoritetet u kanë sugjeruar drejtuesve të mjeteve që të shmangin akset kryesore rrugore në orët e pikut, që përfshijnë ato nga 07:00 deri në 10:00, si dhe orën 15:00, në kohën e drekës.

Autoritetet kanë ftuar që të shmanget aksi Tiranë-Vorë-Durrës në këto orare dhe në vend të saj të ndiqet aksi Tiranë-Ndroq-Plepa.

Gjithashtu, në njoftimin zyrtar sugjerohet që të anashkalohet edhe aksi që kalon përmes Fushë Krujës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat