S’ka Lazarat, por droga lulëzon pak km më larg

Shqipëria

S’ka Lazarat, por droga lulëzon pak km më larg

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 16:45

Policia ka njoftuar sot se ka asgjësuar 1100 bimë narkotike, në Golem të Gjirokastrës, vetëm pak kilometra larg Lazaratit.

Policia njoftonte se efektivët e Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem, Gjirokastër, të kultivuara në një parcelë të madhe të hapur rishtas për kultivim e bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Vladimir Lazaj, 50 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ky shtetas ka qenë në dijeni për parcelën e mbjellë me bimë narkotike dhe për autorin.

Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lavdosh Islamaj,28 vjeç banues në fshatin Golem.

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem, kishte mbjellë 1.100 rrënjë bimë narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat