Shtyhet votimi për Drejtorin e RTSH-së

Shqipëria

Shtyhet votimi për Drejtorin e RTSH-së

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:52

Këshilli Drejtues i RTSH-së shtyn sërish zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Në mbledhjen e sotme, e treta për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH-së, asnjë nga dy kandidatët, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj nuk arriti të siguronte kuorumin e nevojshëm prej 7 votash. Gëllçi mori 6 vota, ndërsa Malaj mori 5.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan javën e kaluar një proces votimi, pa arritur të zgjidhnin një kandidat, sërish për mosplotësim të kuorumit prej 7 votash. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe ka një mandat pesëvjeçar.

Konkurrimi ka qenë i hapur nga data 1 deri më 10 qershor, kur kandidatët kanë dorëzuar pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar CV-të e tyre kanë prezantuar platformën e tyre për menaxhimin e institucioninit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat