Prishet një ndërtim pa leje në Dhërmi

Shqipëria

Prishet një ndërtim pa leje në Dhërmi

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:43

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ben te ditur se gjatë natës se kaluar, në plazhin e Dhërmiut u ngrit një “Beach Bar”, perpara Altea Beach Lodges. Kjo Agjenci njoftoi menjëherë Komisariatin Dixhital dhe rreth mesditës mbërriti policia.

“Nga verifikimet e bera nga ana Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë, në lidhje me ankesën e Komisariatit Dixhital me Nr. 9264, e cila bën fjalë për ndërtim pa leje në fshatin Dhërmi, plazhi Perivol, Drimadhes, është konstatuar se në distancë 60 metër larg bregut tëe detit po ngrihej një strukturë me konstruksion druri me permasa 7 X 8 metra , e cila po montohej nga nje shtetas”, theksonte raporti i Drejtorisë së Policisë.

Nga ana e Policise u kryen te gjitha veprimet hetimore ne lidhje me kete ngjarje ku dhe u njoftua INV i Bashkisë Himarë dhe I.N.K. Vlorë, të cilët morën vendimin e prishjes së strukturës së mësiperme si dhe mbajtën proçesverbalet përkatëse dhe me pas u bë çmontimi i kësaj strukture druri si dhe kthimi i territorit në gjendjen e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat