Sa takim i ftohtë!

Shqipëria

Sa takim i ftohtë!

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:33

Vijon acari post-zgjedhor ndërmjet aleatëve qeverisës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Mes LSI dhe PS ka patur jo pak fërkime për shkak të rezultatit në zgjedhjet e fundit vendore.

LSI pretendon se kandidatët e saj në Pogradec dhe Lezhë nuk fituan sepse u braktisën nga elektorati i PS-së, ndërkohë që elektorati i LSI-së i mbështeti kandidatët socialist fitues, siç pretendon partia e Ilir Metës.

Edhe pse Meta i ka rënë shkurt duke thënë për gazetarët se ka patur një takim me Ramën pas zgjedhjeve, ai nuk është dukur edhe aq entuziazt për një gjë të tillë, sa që nuk ka ofruar asnjë detaj lidhur me takimin.

Nga ana tjetër, dje PS u mblodh e alarmuar për të marrë masa pas rezultatit të dobët zgjedhor, ku mijëra vota të saj firuan drejt LSI-së, sikurse rrëfeu dje “padashje” Erjon Braçe.

I ftohti i akullt mes Metës dhe Ramës u konfirmua edhe në festën e sotme të organizuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Edhe pse mes dy liderëve pati një shtrëngim duarsh sa për sy e faqe, në mes tyre qëndronte presidenti Nishani dhe Rama e Meta nuk u afruan shumë për t’u takuar. Ata gjithashtu qëndruan larg njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës. Në çastin e takimit Rama e mban kokën në krahun tjetër, ndërsa Meta i mban sytë mbyllur, çka sipas psikologjisë ndodh në momente sikleti dhe joreahatie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat