Shpërthen Berisha: Bashën e nxorrët në pritë, Frrokun e liruat për vota

Shqipëria

Shpërthen Berisha: Bashën e nxorrët në pritë, Frrokun e liruat për vota

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:22

Sali Berisha ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e drejtuar nga nënkryetari i Parlamentit Shpëtim Idrizi.

Berisha e nisi fjalën e tij duke analizuar zgjedhjet lokale. “Sot është seanca e funeralit të votës së lirë. Mbi zgjedhjet e lira u bë krim shtetëror. Ju nuk pyetët për kandidatët e damkosur për krime. Rama ju tha partnerëve “nuk më duheni ju”. Rama tha më duhen paratë e pista të drogës. Asnjë ambasador s’ka folur për zgjedhje të mira. Duhet revolucion demokratik kundër klikës. Kjo ishte fushata më e pabarabartë në histori”, – tha Berisha.

Ish-kryeministri e akuzoi Ed Ramën se është “kreu i Meduzës së krimit në Shqipëri”.

Lidhur me vrasjen e oficerit të RENEA-s në Lazarat, Berisha tha: “Komisarin Basha e nxorrët vetë në pritë”.

Duke iu kthyer zgjehdjeve Berisha u shpreh se “Frroku u lirua për të blerë votat në Pukë”.

“Në vend të ndonjë ministri do vijë Shullazi”, – vijoi me akuzat lideri historik demokrat.

Më pas ai sulmoi Taulant ballën në sallë “Rri urtë ti, ti mbylle gojën, se nuk pyes unë as për horra, e as për të fortë”.

Në atë pikë ndërhyri Shpëtim Idrizi, i cili sqaroi se Balla po flsite me të.

Por menjëherë më pas pati replika në sallë mes Berishës dhe Sterkajt: “Shko qëllo me ndonjë evole në QV ti”, – iu drejtua Berisha deputetit socialist të Malësisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat