Rekrutimi i luftëtarëve të huaj -Dade në konferencën e OSBE-së:Të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar

Shqipëria

Rekrutimi i luftëtarëve të huaj -Dade në konferencën e OSBE-së:Të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:42

“Lufta kundër nxitjes dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj terroristë” ishte tema e konferencës dyditore (30 qershor-1 korrik), e organizuar nga OSBE në selinë e saj në Vjenë, ku ishte ftuar si ligjëruese dhe kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade.

Në fjalën e saj në sesionin e parë të konferencës, ku u diskutua mbi tendencat dhe dinamikat në nxitjen dhe rekrutimin e FTF-ve, ajo nënvizoi nevojën e trajtimit siç duhet të këtij fenomeni nga vendimmarrësit politikë, ligjvënësit dhe institucionet ligjzbatuese, duke u ndalur edhe në faktorët kryesorë, që çojnë në rekrutimin dhe radikalizimin e FTF.

Dade vlerësoi rolin e OSBE-së në përballimin e sfidave të reja në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke u mbështetur në angazhimin dhe përfshirjen në luftën kundër terrorizmit, të rinisë, grave dhe shoqërisë civile me një fokus të veçantë te nxitja e dialogut interkulturor dhe ndërfetar.

Kryetarja e komisionit të Jashtëm informoi pjesëmarrësit mbi strategjinë e re kombëtare të sigurisë, hapat e bëra dhe masat e marra nga qeveria shqiptare në luftën kundër terrorizmit, duke u ndalur në nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, dypalësh, shumëpalësh e rajonal, si dhe nxitjen e kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese.

Ajo vlerësoi rolin e institucione fetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të vlefshme të kohezionit tonë shoqëror dhe kombëtar dhe një forcë shumë e madhe në betejën pa kompromis kundër terrorizmit.

Dade informoi mbi mbajtjen e Samitit Rajonal të Ballkanit për Luftën kundër Ekstremizmit të dhunshëm, që u zhvillua në Tiranë më 19-20 maj 2015, si një hap me tej në zbatimin e axhendës për Samitin e ardhshëm që do të zhvillohet gjatë Sesionit të Përgjithëm të OKB-së në Nju Jork këtë shtator.

Në këtë konferencë, ku morën pjesë mbi 300 ekspertë, diplomatë e përfaqësues nga shoqëria civile, diskutuan edhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Nikolic (si kryesues i radhës i OSBE-së), zv/ministri i Jashtëm për antiterrorizmin i Rusisë, Siromolotov dhe SP i OSBE-së, Zannier.

Gjatë dy ditëve të konferencës në diskutimet dhe referimet e ligjëruesve të ftuar u trajtuan çështje mbi prirjet dhe dinamikat në nxitjen dhe rekrutimin e FTF, praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra nga lufta kundër rekrutimit, identifikimi dhe trajtimi i individivë të rrezikuar nga radikalizimi, intensifikimi i masave për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat