“E bëjnë qëllimisht”! Anijet greke ndotin Dhërmiun dhe Himarën

Shqipëria

“E bëjnë qëllimisht”! Anijet greke ndotin Dhërmiun dhe Himarën

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:22

Kjo është hera e tretë brenda sezonit turistik kur anijet greke derdhin naftë dhe vaj në ujërat shqiptare.

Sipas Panoramës, ujërat e Dhërmiut dhe Himarës u veshën edhe dje me vaj dhe naftë, duke alarmuar pushuesit.

Ata nuk u futën në ujë nga frika e ndotjes.

Pronarët e restoranteve dhe hoteleve në këtë zonë mendojnë se kjo është e qëllimshme.

“Derdhja e vajrave dhe naftës në det bëhet qëllimisht në kohë sezoni turistik për të ndotur detin tonë dhe për të larguar pushuesit,” tha një prej tyre.

Ky është bërë fenomen shqetësues, ndaj ata kërkojnë nga autoritetet të merren masa.

Anijet greke, por edhe italiane, e derdhin vajin dhe mbeturinat në det, për të mos i dorëzuar në portet përkatëse, duke shmangur kështu pagesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat