Mesila dhe Blushi, “të përjashtuarit” e partive

Shqipëria

Mesila dhe Blushi, “të përjashtuarit” e partive

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:18

PD dhe PS zhvilluan dje mbledhjet e para të grupeve parlamentare pas zgjedhjeve vendore.

Në kampin e djathtë ra në sy mungesa e Mesila Dodës në mbledhjen e grupit.

Deputetja tha për Panoramën se nuk ishte ftuar.

Para disa ditësh, Doda postoi në FB një status kritik për situatën në PD pas zgjedhjeve.

“Te pakten sot biem dakort te gjithe qe ti kishe te drejte. Te pakten sot mund te rikujtojme se ti ja kishe thene. Politika nuk eshte as matematike, as ekonomi e as llogari meskine numrash… eshte filozofi dhe inspirim,” shkruante Doda.

Ndërkohë në kampin e majtë mungonte Ben Blushi.

Deputeti socialist ka qenë shumë kritik përpara zgjedhjeve me kryeministrin Edi Rama, por nuk është prononcuar akoma për rezultatin e zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat