Pirro Dhima përlotet në TV: Kam frikë për fëmijët. Unë jam mësuar në Shqipëri

Shqipëria

Pirro Dhima përlotet në TV: Kam frikë për fëmijët. Unë jam mësuar në Shqipëri

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:18

Kampioni olimpik me origjinë shqiptare dhe njëkohësisht deputet i PASOK-ut, Pirro Dhima, është përlotur teksa e kishin ftuar në studion e lajmeve të televizionit Sky, për të folur për situatën që po kalon Greqia.

“Kam frikë, trembem. Jo për vete sepse unë i kam jetuar këto vështirësi në Shqipëri. Trembem për fëmijët”- ka thënë i përlotur Dhima.

Ai i ka bërë thirrje politikanëve në vend që të ulen për të gjetur një zgjidhje për krizën që ka pllakosur Greqinë. Edhe tre ditë më parë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Dhima shkruante se nuk do të pranonte kurrë “Shqipërizimin” e Greqisë , duke iu referuar periudhës komuniste të vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat