Dule: Zgjedhjet shënuan tre hapa mbrapa

Shqipëria

Dule: Zgjedhjet shënuan tre hapa mbrapa

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 08:29

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule priti dje në një takim Andrew Bruce, përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.

Dule theksoi gjatë takimit se në vlerësimin e tij dhe të partisë që ai drejton, këto zgjedhje ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa si vallja e Echternach.

Më konkretisht, Dule u ndal në problematika të hasura gjatë procesit zgjedhor, ku u konstatuan precedentë antiligjorë duke patur përballë struktura qeveritare si dhe struktura shtetërore, të cilat u implikuan në këtë proces.

“Fakte, si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mospërputhja e vulave të sigurisë si dhe shkelje të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshill, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin për shtyp të PBDNJ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat