Frika nga LSI-ja mobilizon PS-në, Braçe rrëfen ankthin

Shqipëria

Frika nga LSI-ja mobilizon PS-në, Braçe rrëfen ankthin

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 22:53

Erjon Braçe shkruante në profilin e tij në FB se po thyen rregullin dhe po tregon atë që u diskutua në mbledhjen “bunker” me dyer të mbyllura të grupit të parlamentar të PS gjatë ditës së sotme.

Braçe mohoi që të jetë folur për marrje masash ndaj drejtorësh apo ministrash që nuk kontribuan në fushatën e PS.

Por nga ana tjetër deputeti socialist paralajmëroi marrjen e disa masave gjallëruese në gjirin e Partisë Socialiste, si Kongrese, Asammble dhe riorganizim organizatash në bazë.

I gjithë ky ankth që e ka kapluar PS vjen fill pas rezultatit të zgjedhjeve vendore, ku “Rilindja” mori 312 mijë vota më pak se në 2013 dhe 32 mijë vota më pak se në 2011.

Ky reflektim dhe reagim kaq i shpejtë i Ramës vjen edhe nga fakti se aleti kryesor qeverisës i PS, LSI-ja, mori 70 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Ndaj Braçe i alarmuar ka rendur të garantojë çdo militant socialist të harruar, se partia tani e tutje do të kujtohet për këdo.

Duheshin këto 312 mijë shuplaka si duket që Rama të ftillohej.

Ja deklarata e plotë e Braçes:

“NE MBLEDHJEN E GRUPIT TE PS; PERULESISHT, PER TU HAPUR PER NJEREZIT E SHERBYER PER TA!! E vleresoj pa fund menyren se si Partia Socialiste po menaxhon Fitoren; Pa buje, pa mburje, pa arrogance!! PERULESISHT!!

Po e thyej nje rregull te gjithpranuar e po aq te thyer ne PS; Po shkruaj per ta ndare me ju, ate qe u tha sot ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste.

As qe u permenden drejtoret, fajtoret, ata qe nuk ben dot rezultat ne zgjedhje. Jo!

U fol per Partine; ADN-ne e saj, nevojen per tu hapur rreth asaj ADN-je, organizuar, strukturuar, shtuar, fuqizuar, demokratizuar. Pritshmeria e larte e shqiptareve kudo ne kete vend, na favorizoi shume qarte edhe ne keto zgjedhje. KJO ESHTE PERGJEGJESI, SHUME PERGJEGJESI! Ndaj kemi vendosur te ecim me fort e me shpejt me reformat; Kudo ku reformat u kryen drejt, pa favorizuar apo diskriminuar kend, kudo ku reformat ishin te verteta prej rezultateve, njerezit kuptuan, besuan dhe mbeshteten. Ndaj do vijojme perpara per te permiresuar qartesisht sherbimin per njerezit e duke vene shtetin, infrastrukturen dhe administraten e tij, ne sherbim te tyre. DO ECIM PERPARA ME PUNE TE KRYERA, VETEM KESHTU-PUNE TE KRYERA DHE REZULTATE KONKRETE!

Ne ane tjeter; Ndame te njejten bindjen se kjo Parti, Partia Socialiste ka ne ADN-ne e saj “perkushtimin”, “organizimin”, “solidaritetin” “administrimin”. Kjo ka bere qe te jemi prane njerezve, te ndertojme nje shtepi te madhe edhe per ta dhe njerezit na kane bere fitues.

Nuk ka menyre tjeter Ne; Cdo forme tjeter hibride nuk ben per ne, nuk na ben fitues, na zhben ne ate qe jemi prej vitesh! Keshtu vendosem sot! Ndaj, Do mbledhim Asamblene Kombetare shpejt, brenda Korrikut, do mbledhim Kongresin, do shpallim procesin e riorganizimit te Partise, do rregjistrojme te gjithe anetaresine egzistuese, duke nisur nga secili prej nesh, do hapim organizatat e do krijojme te reja atje ku jane atrofizuar, duam te anetaresojme cdo socialist, konkretisht, realisht, per te patur ne cdo ndertese anetarin tone, pergjegjes per cdo grup njerezish rreth cdo qendre votimi; Do kthehemi serish ne Kongres e do vijojme me vendosmeri deri me 12 Qershor 2016, diten me shenje, diten e 25 te lidjes se kesaj Partie, keshtu duke u hapur, duke u organizuar, duke u shtuar, duke u demokratizuar!

Do jemi kudo, nuk do mungojme me askund. Nuk do ndodhe me qe humbja te zere humbjen dhe te kthehet ne fatalitet qofte edhe ne nje fshat te vetem, ne Veri apo Jug; Nuk eshte per ne, nuk ka lidhje me ne dhe Ne do te hyjme per te fituar kudo, ne cdo qender votimi, duke u mbeshtetur, komunikuar dhe besuar tek njerezit. Te gjithe do marrin nje detyre, ate do kryejne, te barabarte-nga Edi Rama qe do e drejtoje te gjithen, deri tek i fundit nder ne!! Kjo eshte e reja; Nje Fitore qe perthyehet ne pergjegjesi, qe vlen shume per vetkorrigjim, organizim, strukturim, solidaritet, demokratizim!! Pune te mbare dhe te perbashket!!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat