​“21 qershori”, kryebashkiaku i parë që merr zyrtarisht mandatin

Shqipëria

​“21 qershori”, kryebashkiaku i parë që merr zyrtarisht mandatin

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 21:50

Bashkim Shehu, kandidati fitues për Bashkinë e Kukësit është bërë i pari kryetar nga 61 bashkitë në vend që merr zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut.

Komisioni Zonal i Administrimit te Zgjedhjeve në Kukës, i ka dorëzuar Shehut sot zyrtarisht mandatin, 10 ditë pas zgjedhjeve lokale.
Ky akt vjen pas përfundimit të të gjithë procedurave të dokumentacionit. Kryetari i KZAZ, Ardian Elezi lexoi dhe vendimin e KZAZ, Kukës, ndërsa Shehu shprehu falënderim për të gjithë anëtarët e KZAZ-së për menaxhimin e këtij procesi zgjedhor.
Sipas ligjit, mandati I KZAZ-së do të vërtetohet në Gjykatën e Kukësit dhe pritet që nga data 15 korrik të kostituohet edhe Këshilli i ri i Bashkisë Kukës dhe ceremonia e betimit të kryetarit të bashkise nga ku do të nisë zyrtarisht edhe puna e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat