Ahmet Prenci sqaron dorëheqjen por nuk jep arsyet: I di Drejtoresha

Shqipëria

Ahmet Prenci sqaron dorëheqjen por nuk jep arsyet: I di Drejtoresha

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 21:38

Drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prenci ka sqaruar aktin e dorëheqjes nga posti. Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit thotë se letra e dorëheqjes i është dërguar Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj.

"Ne respekt te opinionit te gjere publik dhe te miqve te mij, duke konfirmuar doreheqjen time si Drejtor i Hetimit Tatimor, saktesoj se kjo doreheqje i eshte paraqitur vetem Drejtoreshes se Pergjithshme te Tatimeve, ne perputhje me varesine dhe emertesen. Une nuk i kam paraqitur doreheqjen Kryeministrit, sepse nuk jam emertese e Tij. Arsyet e doreheqjes jane ne shkresen qe disponon titullarja e institucionit te tatimeve. Komentet per kete ceshtje jane te tepruara, pervec faktit te doreheqjes time, te cilen e konsideroj si nje akt normal ligjor, moral dhe administrativ. Faleminderit!", thuhet në reagimin e Premcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat