Komisariati Dixhital, Tahiri: Mbi 9.000 denoncime,40.000 shkarkime

Shqipëria

Komisariati Dixhital, Tahiri: Mbi 9.000 denoncime,40.000 shkarkime

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 20:02

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të sensibilizojnë opinionin publik duke u bërë pjesë e denoncimeve, pasi policia virtuale, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, është mundësi e artë për çdo qytetar.

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, në një postim në faqen e tij në Facebook, shprehet se "brenda 1 muaji, mbi 40.000 shkarkime, mbi 9.000 denoncime. Komisariati Dixhital, Polici Virtual në dorën tënde".

Ministri i Brendshëm, Tahiri, u bënë thirrje qytetarëve që të shkarkojnë opsionin e Komisariatit Dixhital si një mundësi për ta përdorur dhe për të denoncuar cdo shkelës të ligjit, duke u shprehur: "Shpërndaje dhe shkarkoje në App Store dhe Play Store".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat