Arsimi i Lartë, Xhafaj: Cilësia e diplomave si kartëmonedha false

Shqipëria

Arsimi i Lartë, Xhafaj: Cilësia e diplomave si kartëmonedha false

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:22

Cilësia e diplomave dhe prodhimi tyre ndër vite sikur të ishin kartëmonedha false ka reflektuar problematika edhe në sistemin e drejtësisë në vend . Opinion ky që vjen nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj në fund të prezantimit të projektligjit për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri.

Xhafaj ka bërë vërejtje edhe për opozitën, e cila ka qëndruar në sallën e komisionit vetëm 5 minuta e me pas është larguar duke mos u bërë pjesë e diskutimeve për këtë projektligj.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka lajmëruar se të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë për cilësinë e tyre nga agjencia britanike dhe nëse nuk përmbushin kriteret nuk do funksionojnë më si të tillë.

Nikolla garantoi se ky ligj nuk çon parat publike drejt atyre private përkundrazi ky i fundit do t’i jap ndihmë arsimit të lart shtetëror . Më tej, Nikolla shtoi se ky ligj është i papolitizuar dhe është vetëm në funksion të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat