Dosjet e spiunëve hapen në dhjetor!

Shqipëria

Dosjet e spiunëve hapen në dhjetor!

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:02

Nëse ka ndonjë që vërtetë është i preokupuar për të ditur se kur do fillojë hapja e dosjeve, atëherë duhet të dijë se: procesi fillon në Dhjetorin e këtij viti. Kështu thotë, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Integrimit ë të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola për “JAVA”.
Vetëm se sipas tij, procesi nuk do jetë konfuz, por do realizohet me kujdes: “Ligji përcakton qartazi se ndërsa për ish-Sigurimsat dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të prekurit (ish-përndjekurit) kanë të drejtë të marrin informacion të plotë duke përfshirë identifikimin e plotë të tyre (emër, mbiemër, etj.,) ata që kanë shërbyer në kundërzbulim i kanë të dhënat e tyre personale të pa-akesesueshme, kjo për faktin se mbrojtja e Sigurisë Kombëtare është një parim thelbësor i këtij ligji”.

Zyrtari e di mirë se procesi është i vështirë dhe deri më tash nuk është realizuar, por këtë herë ai ka besim falë vullnetit të kryeministrit Rama.

Madje nuk stepet dhe për faktin se 10-15% e dosjeve janë të dëmtuara, duke na kujtuar rastin gjerman që megjithëse një përqindje e madhe e dosjeve ishin të dëmtuara, sidoqoftë procesi vazhdoi.

Shqipëria do të ndjekë modelin gjerman edhe pse serioziteti me të cilën është bërë puna për të hulumtuar STASI-n, në Shqipëri është tejet larg.

Mbase, një gjë ku mund ta kapen kritizerët e shumë, është fakti i Lustracionit, me argumentin se dakord që Ligji u bë, por çfarë pasoja do ketë.

Edhe për këtë zyrtari e ka një përgjigje:“Theksoj se ky ligj, në thelb të tij, nuk ka Lustracionin por transparencën me të shkuarën. Nisur nga modeli gjerman, ku edhe ky ligj është bazuar, transparenca me dosjet e STASI-t natyrshëm ka pas sjellë lustracion ‘faktik’ rast pas rasti dhe jo ndëshkime kolektive apo ‘gjueti shtrigash’ për motive politike që ne shqiptarët kemi ditur ta bëjmë në ‘perfeksion’ përgjatë këtyre njëzet e kusur viteve”.

Deri në dhjetor dhe mbase edhe disa muaj më pas, ai dhe gjithë njerëzit e tij kanë të gjithë të drejtën që të vazhdojnë, por ecuria dhe serioziteti në këtë fillim do të tregojë dhe sesa i mundëm është ky proces.

Por a do t’ia dalë dot Shqipëria, këtë herë? Të presim. Dhjetori s’është larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat