Guvernatori Sejko urdhëron bankat: Asnjë lekë jashtë Shqipërisë

Shqipëria

Guvernatori Sejko urdhëron bankat: Asnjë lekë jashtë Shqipërisë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:49

Banka e Shqipërisë ka urdhëruar bankat tregtare që të mos transferojnë asnjë lekë në “mëmat” e tyre pas rëndimit të situatës ekonomike në Greqi.

Guvernatori Sejko tha para mediave sot se për momentin sistemi është i mbrojtur dhe asnjë bankë që operon në Shqipëri nuk ka transferuar para jashtë.

“Kemi lëshuar një urdhër për kufizimin e transferimit të kapitalit drejt bankave mëmë dhe deri tani nuk është transferuar asnjë lekë jashtë”, tha Sejko.

Lidhur me rritjen ekonomike Sejko tha se do të jetë më e ulët nga pritshmëritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat