Rrëzohet kërkesa e Lelçajt për t’u rikthyer në KLD

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e Lelçajt për t’u rikthyer në KLD

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:48

Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesën e Lulzim Lelçajt, për t’u rikthyer në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ish-anëtari i KLD-së, nisi betejën ligjore me Kuvendin e Shqipërisë për rikthimin në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lelçaj kërkoi në Gjykatën Administrative që të administrohen një sërë shkresash, mes tyre edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila e cilësoi ligjin që u përdor për shkarkimin e tyre, antikushtetues.

“Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet ligjzbatuese duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të më rikthejnë mua dhe ish-zëvendëskryetarin Çefa në detyrë”, është shprehur Lelçaj.

Dy anëtarët e KLD-së, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj u shkarkuan nga detyra nga deputetët e mazhorancës në tetor të vitit të kaluar. Vendimi u mor në bazë të raportit të paraqitur nga Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili renditi shkeljet e kryera nga dy anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, si: promovimin e anëtarëve në kundërshtim me parimin kushtetues, shkeljet e ligjit për emërimin e magjistratëve të rinj, marrjen e kompetencave që i takojnë ministrit të Drejtësisë nga ana e KLD-së, apo edhe përgjegjësitë e Presidentit Bujar Nishani si drejtues i KLD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat