PS mbledh Asamblenë në shtator, a do të ketë zgjedhje për kryetarin?

Shqipëria

PS mbledh Asamblenë në shtator, a do të ketë zgjedhje për kryetarin?

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:43

Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në muajin shtator ku do të diskutohet për zgjedhjet e 21 qershorit dhe për ristrukturimin e partisë.

Në Asamblenë Kombëtare të PS do të diskutohet për humbjen e disa bastioneve historike megjithëse në PS të gjithë janë të kënaqur me rezultatin e marrë në zgjedhjet vendore që lamë pas.

Gjithashtu Asambleja do të vendosë për riorganizimin e strukturave drejtuese që do të bëhet në Kongresin e dhjetorit.

Nuk dihet ende nëse do të ketë zgjedhje për kryetarin e PS, por kjo do të vendoset në shtator kur të mblidhet Asambleja.

Kujtojmë që zgjedhjet e fundit për kryetarin e PS janë bërë në verën e 2009 kur Edi Rama kishte përballë Maqo Lakrorin të cilin e mundi me një rezultat të padiskutueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat