​Në Këlcyrë, PD thotë se kanë votuar të vdekur dhe emigrantë

Shqipëria

​Në Këlcyrë, PD thotë se kanë votuar të vdekur dhe emigrantë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:10

Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit për Bashkinë e Këlcyrës ku është shpallur fitues kandidati i Partisë Socialiste Klemend Ndoni, kundrejt kandidatit tjetër të pavarur Bujar Fezga.

PD e cila nuk ka kandidat për Këlcyrën pasi e hoqi nga lista në kuadër të procesit të dekriminalizimit, ka dalë në mbrojtje të votave të kandidatit të pavarur me pretendimin se ka prova për abuzime me zgjedhjet.

Konkretisht Ivi Kaso përfaqësues ligjor i PD-së në KQZ tha se në Këlcyrë kanë votuar 200 emigrantë të cilët sipas sistemit TIMS, ditën e zgjedhjeve nuk ishin fare ne Shqipëri, gjë që tregon se është abuzuar me emrat e tyre.

Nga ana tjetër është zbuluar, tha Kaso, edhe një rast skandaloz, i një shtetasi të vdekur që figuron sikur ka votuar, ndërkohë që në këtë zonë vëzhguesi I PD-së është rrahur.

Ivi Kaso; Vëzhguesi i PD-së është larguar me dhunë dhe është rrahur

“Në këtë qendër votimi nga referimet e vëzhguesit për aq kohë sa është lejuar të vëzhgojë është verifikuar fakti që Ã «shtë lejuar votimi edhe për një shtetas i cili nuk jetonte më ditën e zgjedhjeve, figuronte në listën përfundimtare të zgjedhjeve, por që kishte ndërruar jetë fatkeqësisht nga mommenti i publikimit të listës përfundimtare deri në ditën e zgjedhjeve, dhe për këtë shtetas është votuar dhe kjo do të vërtetohet më së miri nga këqyrja që ne kërkojmë ti bëhet materialit zgjedhor përkatësisht listës së zgjedhësve në këtë qendër votimi. Kemi dëshminë e vëzhguesit që është larguar me dhunë dhe është rrahur, pasi nëse procesi ishte i rregullt nuk kishte arsye askush as pse ta dhunonte dhe as pse ta rrihte. Diferenca e rezultatit mes dy kandidatëve është 116 vota, ne pretendojmë se janë shtuar të paktën 200 veta në dy qendra votimi, dhe 1 i vdekur, pra 200 persona që nuk kanë qenë aty dhe në emër të tyre është votuar zonja kryetare”, tha Ivi Kaso, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjed hjeve.

Kaso është përfaqësues ligjor i PD-së në KQZ, dhe në këtë rast edhe i kandidatit të pavarur të Këlcyrës Bujar Fezga.

Por përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Salianji i hodhi poshtë pretendimet e PD-së lidhur me Këlcyrën duke pretenduar se janë të pa baza, dhe se PD duhet të ketë prova dhe dokumentacion për të kërkuar ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë zonë.

Salianji: Duhet të keni dokumentacion për pavlefshmëri të zgjedhjeve

“Po diskutojmë për pavlefshmërinë se ky është diskutimi që ne do mbajmë tani dhe ky është qëndrimi që do mbaj KQZ për pavlefshmërinë, pastaj nëse ka pavlefshmëri nuk diskutohet rinumërimi se s’ka vlerë, nëse s’ka pavlefshmëri pastaj diskutohet rinumërimi dhe rivlerësimi. Te pjesa e pavlefshmërisë a keni dokumentacion? Vetëm te kjo pjesë pastaj rinumërimi dhe rivlerësimi është një pjesë tjetà «r. Pra për pjesën e pavlefshmërisë që ju kërkoni ti ripërsërisni zgjedhjet, kërkoni që zgjedhjet në atë zonë zgjedhore janë ul. Pra dokumentacion zgjedhor ka apo s’ka. Kaq”, argumentoi Eridian Salinaji në emër të PS-së.

Gjithsesi KQZ vendosi që ti marrë në administrim provat e paraqitura nga PD për Këlcyrën dhe më pas të vendoset për shqyrtimin e tyre, dhe për ndryshimin ose jo të rezultatit të zgjedhjeve në rast se vërtetohen pretendimet e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat