Frroku shpallet në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Frroku shpallet në kërkim ndërkombëtar

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:30

Dy ditë pasi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Kur Gjykata e Apelit dha vendimin për të rrëzuar Gjykatën e Shkallës së Parë që dha pafajësi për Frrokun, ky i fundit ishte larguar nga Shqipëria prej 10 ditësh, pa lënë asnjë gjurmë.

Fillimisht Frroku ishte ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi rezultonte në listën e personave në kërkim (para vendimit të Apeli), por u la i lirë pas verifikimeve se ishte shpallur i pafajshëm për akuzën që rëndonte ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat