Arrestohen 7 persona për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt

Shqipëria

Arrestohen 7 persona për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:51

Policia e Fierit ka prangosur 7-të persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas asaj ccka mësohet nga burime pranë kësaj Policie arrestimet kanë qenë kryesisht për mungesë dokumentacioni, si dhe për sasinë e alkolit në gjak.

Kështu, u arrestua Spiro Gjini, 24 vjeç, banues në Lushnje,pasi në rrugën Fier-Lushnje, në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës” është kapur nga, duke drejtuar motorçikletën tip “KINRON” 50cc, pa targë, me sedile1+1, pa dokumentacion dhe i pa paisur me leje drejtimi.

Dritan Xhemalaj, 42 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, përball lokal “Metabo”, në unazën e qytetit është kapur nga shërbimet e policisë së trafikut rrugor duke drejtuar motorçikletën tip “YINXIANG”, 125cc, pa targë, pa dokumentacion dhe i pa paisur me leje drejtimi .

Ariol Piro, 22 vjeç, banues në Patos Fier, pasi në rrugën Patos-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” është kapur nga shërbimet e policisë së trafikut rrugor duke drejtuar motorçikletën tip “DAJANG” 50cc, pa targë, me sedile1+1, pa dokumentacion dhe i pa paisur me leje drejtimi. Taulant Mesutaj, 42 vjeç , banues në lagjen “Dukas” Patos Fier, pasi, në rrugën Patos-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” është kapur nga shërbimet e policisë së trafikut rrugor duke drejtuar motorçikletën tip “DAJANG” 110cc, pa targë, me sedile1+1, pa dokumentacion dhe i pa paisur me leje drejtimi.

U arrestua dhe Lavdimir Gjeçi, 44 vjeç, banues në lagjen “Kryenritja e Fierit” Fier, pasi, në rrugën Fier-Patos në afërsi të karburant “Kastrati”, është kapur nga shërbimet e policisë së trafikut rrugor duke drejtuar motorçikletën tip “HONDA” 50cc, me targë FR155A, pa dokumentacion dhe i pa paisur me leje drejtimi.

Armand Zema, 24 vjeç, banues në Lushnje, pasi në lagjen “1 Maji”-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut” është kapur nga shërbimet e policisë së trafikut rrugor duke drejtuar motorçikletën tip “YINKIANG, 100cc, pa targë, me sedile1+1, pa dokumentacion dhe i pa paisur me leje drejtimi. Si dhe u arrestua Erjon Kapllanaj, 29 vjeç,banues në Fier, pasi në lagjen “29 Nëntori” në vendin e quajtur “Shkolla e Muzikës” është kapur nga shërbimet e policisë së trafikut rrugor duke drejtuar mjetin e tij në gjëndje të dehur.

Për të shtatë këta shtetas, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shakllës parë Fier për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat