Flet kunata e të arrestuarit për terrorizëm: Punonte në bujqësi

Shqipëria

Flet kunata e të arrestuarit për terrorizëm: Punonte në bujqësi

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:38

40-vjeçari Baki Çoku nga Lushnja ishte një prej personave të përfshirë në grupin e terrorizmit, që ushtronte aktivitetin e tij në Itali. Nga operacioni ndërkombëtar antiterrorizëm përfunduan në pranga 10 shtetas, mes tyre pesë shqiptarë, të identifikuar si një grup ekstremistësh që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in.

Kunata e Baki Çokut, 40-vjeçarit nga Lushnja, tregon për mediat se nuk ka dijeni për një aktivitet të tillë të paligjshëm. Diamanta Çoku shprehet se, kunati i saj bënte punë të ndershme në Itali, duke u marrë me bujqësi.

“Policia rrethoi zonën, na terrorizuan familjen. Bakiu jeton prej vitesh në Itali, punon në bujqësi”, shprehet kunata e të arrestuarit.

Ndërkohë që ajo bën me dije, se nipi i 40-vjeçarit ndodhet prej 10 muajsh në Siri. “Nipi Aldo Kobuzi është në Siri që prej muajit shtator. Kemi 3 muaj që nuk flasim me Aldo Kobuzin. Herën e fundit që folëm me nipin na tha se ishte mirë”, shprehet Diamanta Çoku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat