KQZ shqyrton ankimin e PD-së për Këlcyrën

Shqipëria

KQZ shqyrton ankimin e PD-së për Këlcyrën

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton të mërkurën paradite ankesën e Partisë Demokratike(PD) që kundërshton rezultatin për bashkinë Këlcyrë.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso paraqiti pretendimet e subjektit zgjedhor që ai përfaqëson për parregullsitë e konstatuara në këtë zonë zgjedhore.

“Kërkojmë nga KQZ që të thellohet hetimi administrativ në kuadër të shqyrtimit të ankesës sonë duke administruar materialet e qendrave të votimit 4209 dhe 4168, pasi kemi dyshime të arsyeshme, të ardhura nga vetë zgjedhësit, të cilët pretendojnë se është votuar në emër të tyre, ndërkohë që nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh juristi Kaso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat