Muzeut Kombëtar të Pavarësisë i shtohet Karroca e Ismail Qemalit

Shqipëria

Muzeut Kombëtar të Pavarësisë i shtohet Karroca e Ismail Qemalit

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:33

Muzeut Kombëtar të Pavarësisë i shtohet në oborrin e saj riprodhimi i karrocës së Beut plak të Vlorës.
Karroca e Ismail Qemalit qëndron prej pasdites së të dielës në oborrin e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, si një objekt atraktiv për turistët, kryesisht të huajve.
Ajo është dhuratë e kreut të kontrollit të lartë të shtetit, vlonjatit Bujar Leskaj.
Duke hequr paralelizma me statujën e teto Ollgës në Tushemisht, ku pas vendosjes së saj, numri i vizitorëve, qoftë edhe për një foto me të, është rritur ndjeshëm, Drejtori i Muzeut të Pavarësisë Arben Dobi vlerëson se karroca e riprodhuar, do të ketë të njëjtin efekt edhe për turistët në shtëpinë e pavarësisë në Vlorë.
Sipas Dobit, numri i vizitorëve dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm, çka përkthehet si vlerësim i turizmit kulturor në qytet.
Ndërkohë nga 1 korriku, dhe deri në fund të sezonit veror oraret e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë do të ndryshojnë dhe kushdo që ka dëshirë, mund ta vizitojë deri në oren 23.00 në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat