Shpërthen Fatmit Xhafa: Mos hajdeni ma bluza me mëngë të shkurtra në Kuvend

Shqipëria

Shpërthen Fatmit Xhafa: Mos hajdeni ma bluza me mëngë të shkurtra në Kuvend

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:05

Mënyra se si vishen deputetët u bë objekt batutash dhe debati në Komisionin e Ligjeve. Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, ishte kritik me veshjen e deputetëve.

Nard Ndoka: Shumë i lodhur më dukesh, kryetar.

Fatmir Xhafaj: Jo i lodhur, i mërzitur po. Se njëri më vjen në komision me krahë të shkurtra, një tjetër me T-shirt. Mendoj që një këmishë dhe një kollare duhet ta vini, se jeni deputetë.

Nard Ndoka: Jo po të vijmë me bluzë me numër 23.

Pandeli Majko: Jo, jo, ajo bluzë ishte për në fushatë elektorale.

Fatmir Xhafaj: Po ç’është kjo, ky është institucion. Më erdhi Ristani mbledhjen që kaloi me një bluzë me mëngë të shkurtra.

(Në komision vjen deputeti demokrat, Mhill Fufi)

Bashkim Fino: Ja erdhi figura, edhe ky me mëngë të shkurtra.

Fatmir Xhafaj: Mhillit i lejohet se është opozita. Dhe opozitës i lejohet edhe pa mëngë të shkurtra të vijë.

Dashamir Peza: Nuk mund të vendosen kushte se si të vishemi, nëse nuk ka ndonjë ligj që të na pengojë.

Fatmir Xhafaj: Të enjten vjen ligji për Kodin e Etikës. Por nuk besoj se ka nevojë t’ju mësojmë se si duhet të silleni. Vetëm shqiptarët duan t’i mësosh si të ecin në vijat e bardha.

Bashkim Fino: Ore, nuk të shoh mirë unë ty, vërtet nuk të ka bërë mirë fitorja?

Fatmir Xhafaj: Më ka bërë mirë, por më ka futur në mendime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat