“Ahmetajn e bëra ortak në biznes pa futur dorën në xhep, por pushteti e ka bërë mosmirënjohës”

Shqipëria

“Ahmetajn e bëra ortak në biznes pa futur dorën në xhep, por pushteti e ka bërë mosmirënjohës”

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:03

Deputeti socialist i Përmetit, Vladimir Kosta, bëri një status të shkurtër në FB dje, duke theksuar se fatkeqësia e PS është se në qarkun e Gjirokastrës ka një koordinator të paaftë si Arben Ahmetaj.

I pyetur nga Panorama se përse e ka këtë qendrim ndaj Ahmetajt, Kosta thotë: “Unë kam pasur miqësi shumë të mirë familjare me Arben Ahmetajn, madje unë e kam futur ortak në biznes, pa futur dorën në xhep. Por pushteti e ka bërë xheloz, mosmirënjohës dhe të papërgjegjshëm”.

“Unë jam deputet në Përmet dhe drejtimin e bën Ahmetaj. Një rol më të madh duhet të luajë edhe kryetari i grupit, Gramoz Ruçi, i cili i ka lënë Edi Ramës edhe drejtimin e partisë, edhe të qeverisë. Ai është njohës i vjetër i partisë dhe duhet të merret më mirë me partinë. Ministrat po bëjnë ligjin, në rastin konkret Arben Ahmetaj, duke injoruar deputetin e zonës dhe duke mos i lënë asnjë kontribut në marrëdhëniet me zgjedhësit e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat