Rama inauguron projektin e Berishës me pikturat e veta

Shqipëria

Rama inauguron projektin e Berishës me pikturat e veta

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 00:31

Më 25 korrik 2012 nisën punimet për ndërtimin e projektit “Tirana Business Park” me një investim gjerman prej 100 milionë eurosh, i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Edhe pse është një projekt gjerman, ai u sigurua në kohën kur në qeveri ishte kryeministër Sali Berisha, i cili asokohe premtoi se ky investim do të hapte 9 mijë vende pune.

Rama e ka shtuar disi dozën e optimizmit, duke e rritur me 1 mijë numrin e të punësuarve të mundshëm.

Sot u çel më në fund “Tirana Bussines Park”, pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, në një hapësirë prej 22 hektarësh në shërbim të aktivitetit të bizneseve.

Ky investim gjerman në rradhë të parë është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, por në çeljen e tij arenën dhe vëmendjen e mori kryeministri aktual Edi Rama, a thua se një investim i tillë është meritë konkrete e qeverisë së tij.

Në asnjë çast nuk u përmend ndonjë meritë apo mirënjohje për punën e qeverisë së kaluar, kur edhe u thith ky investim, përkundrazi në mjediset e parkut të biznesit paraqitej vetëm një pikturë personale e kryeministrit Edi Rama, që mban firmën e tij dhe vitin 1995.

Nuk dihet nëse pikturën e kanë vënë vetë gjermanët apo stafi i Edi Ramës, por sidoqoftë është e njënashme dhe mban anë si qëndrim simbolik.

Megjithatë një pikturë e Ramës e vendosur në projektin gjerman të thithur nga Berisha, është në mënyrë të pandërgjegjshme një njohje e meritave të tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat