Lehtësim të procedurave për lejet e ndërtimit

Shqipëria

Lehtësim të procedurave për lejet e ndërtimit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:19

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se ndryshimet në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” synojnë thjeshtimin e procedurave për lejet e ndërtimit, që miratohen nga Këshilli Kombëtar i territorit, nëpërmjet ngritjes së një strukture të specializuar, që do të kryejë funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, përmes shërbimit me një ndalesë apo siç quhet ndryshe “one-stop-shop”.

“Gjithashtu, synohet fuqizimi dhe përshpejtimi i proceseve kualifikuese kombëtare përmes specializimit të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në çështjet e planifikimit dhe ndarjen e funksioneve të planifikimit nga ato të zhvillimit të territorit në nivel qendror, si dhe mbrojtjen dhe krijimin e hapësirave publike në shërbim të komunitetit dhe vendosjen e rregullave të qarta për përdorimin e këtyre hapësirave”, u shpreh Gjermeni.

Në vijim, ministrja i siguroi të pranishmit se ndryshimet e propozuara, vijnë si një domosdoshmëri për ndarjen e detyrave funksionale të autoriteteve përgjegjëse të planifikimit, në varësi të MZHU-së dhe marrin shkas nga iniciativa e qeverisë për thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave për pajisjen me leje ndërtimi, në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike ndaj qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat