Korçë, Dyndje në pediatri, 30-40 fëmijë në ditë mjekohen për virozat e stinës

Shqipëria

Korçë, Dyndje në pediatri, 30-40 fëmijë në ditë mjekohen për virozat e stinës

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:19

Luhatjet e temperaturave kanë shtuar rastet e prekur nga virozat të fëmijët e grupmoshave nga 1-6 vjeç. Të vegjlit shfaqin kryesisht probleme gastro-intestinale dhe temperaturë të lartë.
Virozat e stinës kane shtuar numrin e fëmijëve në spitalin pediatrik të Korçes. Rreth 30-40 femijë të grupmoshës 1-6 vjeç paraqiten çdo dite ne kete spital ku pas trajtimit me serume marrin mjekimin për në shtëpi.
Shenjat që të vegjlit shfaqin janë temperaturë e lartë dhe të vjella.
Mjekët pediatër sqarojne se situata është krijuar nga luhajtjet e temperaturave dhe konsumimi i ushqimeve jo të freskëta.
Pavarësisht fluksit të lartë të fëmijëve me probleme të virozave stinore, shumica janë trajtuar me terapi ditore, ndërsa vetëm pak raste janë mbajtur në monitorim nga mjekët pediatër në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat