Përmbytet sërish Tirana (Video)

Shqipëria

Përmbytet sërish Tirana (Video)

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:56

Rikthimi i reshjeve të dendura në kryeqytet shoqërohet gjithmonë me problematika në qarkullim dhe me përmbytje. Videoja e mëposhtme është bërë para pak çastesh tek Rruga e Elbasanit në Tiranë.

Ka mjaftuar vetëm gjysmë ore reshje shiu për të përmbytur rrugët kryesore të Tiranës. Kjo problematikë është kthyer në një rrezik potencial për rrugët e Tiranës. Sidomos pas rrebeshit, kryeqyteti kthehet në një sipërfaqe të madhe ujore, që do orë të tëra të largohet.

Video është publikuar nga faqja "Harta dixhitale e aksidenteve rrugore" në Facebook, e cila me këtë rast i tregon kreut të ri të bashkisë, Erion Veliaj që ka shumë punë për të bërë me menaxhimin e sistemit të ujërave.

Tani tek rruga e Elbasanit në Tiranë....Ky rrebesh shiu i uron një mirëseardhje të ngrohtë dhe të lagësht nga lart dhe nga poshtë kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj duke e kujtuar se ka shumë punë për të bërë....Kolltukun e gjeti të ngrohtë meqë ikanaku nuk bëri gjë tjetër vetëm se e ngrohu atë.Le të shpresojmë që nuk shitëm gomarin për të blerë një kërriç.

Posted by Harta dixhitale e aksidenteve rrugore on Tuesday, June 30, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat