Dilema për vrasjen e Ibrahim Bashës në Lazarat

Shqipëria

Dilema për vrasjen e Ibrahim Bashës në Lazarat

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:58

Ne sulmin ndaj RENEA-s ne Lazarat u perfshine 11 te rinj, sipas dosjes se Prokurorise per Krime te Renda.

Nen drejtimin e Arbion Alikos, te 11 ishin te armatosur dhe kishin si synim te luftonin me policine deri ne largimin e tyre nga fshati.

Sipas rrefimeve te 2 prej tyre, hetuesit kane arritur te zbardhin edhe skemen qe perdori grupi per te sulmuar RENEA-n mengjesin e 24 qershorit.

2 prej te rinjve nga Lazarati thane se naten e se martes, te rinjte ishin ndare ne 3 grupe.

Ata qe do te qellonin per te vrare ishin gjithsej 5 veta.

Nen drejtimin e Arbion Alikos, ai qe prokuroret e quajne “grupi i zjarrit” perbehej nga vellai tjeter Alban Aliko, nga Elvis Boci, Elison Kazma dhe Bajram Boci, person qe eshte ende ne kerkim nga policia.

Te peste ishin vendosur ne pozicione prane vendit ku u vra Ibrahim Basha.

Pikerisht per kete arsye kishin prishur edhe murin ne ane te rruges, duke qene se kishin llogaritur shperqendrimin e forcave speciale nga dy grupet e tjera te armatosura.

Te ndare ne 3 veta secili, dy grupet e tjera perbeheshin nga Oltion Prroku, Xhuliano Malo, Klodian Selimi, Dervish Gaba, Anri Hiri (në kerkim) dhe Bergent Basha.

Keto ishin vendosur me lart ne fshat, ne pjesen qe konsiderohet si Pularia dhe te dy qellonin ne vazhdimesi ne ajer, per te marre te gjithe vemendjen e forcave te policise.

Ne momentin kur u ndalua Xhuliano Malo dhe makina tip Volksvagen i RENEA-s u afrua per ta shoqeruar, atehere grupimi i Arbion Alikos nisi bresherite e zjarrit.

Nen kete bresheri u qellua per vdekje edhe Ibrahim Basha, raporton ABC News.

Ne dosjen e prokurorise, sipas rrefimeve te dy prej te arrestuarve thuhet se në momentin e vrasjes së efektivit të RENEA-së, nga grupi i zjarrit nuk qelluan te gjithe.

Vetëm tre prej tyre qelluan me arme sipas akuzes, Alban Aliko me nje “kallashnikov” dhe Arbjon Aliko e Bajram Boci me dy armë të tjera, të modifikuara si snajper.

Mbetet ende e paqarte sipas akuzes, se nga kush arme u vra efektivi i RENEA-s.

Ende nuk eshte gjetur arma qe mbante Arbion Aliko, por dyshimet e prokurorise jane se plumbi qe vrau Ibrahim Bashen u qellua nga arma e Arbion Alikos apo Bajram Bocit.

Dy vëllezërit Aliko, gjatë marrjes në pyetje nuk kanë pranuar akuzën duke mohuar se janë ata personat që kanë qëlluar.

Nga ana tjetër, ekspertët e policisë shkencore kanë identifikuar se dy plumba kanë qëlluar furgonin e policisë, ku ndodheshin efektivët e RENEA-s.

Të dy këto plumba kanë lënë shenjë në kokën e sediljes së parë të furgonit, ku edhe ndodhej efektivi Basha.

Nga ana tjetër, Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë, i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve të tjerë të grupit që sulmuan policin në Lazarat. Oltion Prroka dhe 16 vjeçari me Elison Kazma mbetën në qeli deri në përfundim të hetimeve, pavarësisht se avokatët kërkuan lirimin e tyre për shkak të moshës së mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat