Kërcënimet e ISIS, Shqipëria dhe Mali i Zi rrisin sigurinë

Shqipëria

Kërcënimet e ISIS, Shqipëria dhe Mali i Zi rrisin sigurinë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:16

Shqipëria dhe Mali i Zi përforcojnë masat në pikat kufitare, pas rritjes së kërcënimeve nga Shteti Islamik për vendet e Ballkanit. Lajmi u konfirmua nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Genc Merepeza.

Gjatë një deklarate për mediat, Merepeza theksoi se, kufijtë janë të sigurt momentalisht, por vigjilenca duhet të jetë maksimale.

“Dy vendet tona kanë instaluar në pikën kufitare të Muriqanit, sistemin e verifikimit për klandestinët, apo për shtetasit që kalojnë drejt vendeve të listës së zezë, siç është Siria. Bashkë më sistemin janë dhuruar edhe pajisje logjistike dhe automjete për patrullimin e kufirit të gjelbër”, deklaroi Merepeza.

Intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi prej disa vitesh operojnë përmes pikës së përbashkët të kalimit kufitar në Muriqan, e që pritet të shtrihet shumë shpjet si praktikë edhe në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat