Kushtetuesja rrëzon 2 kërkesat e Doshit për kthimin e imunitetit dhe heqjen e arrestit

Shqipëria

Kushtetuesja rrëzon 2 kërkesat e Doshit për kthimin e imunitetit dhe heqjen e arrestit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:33

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy kërkesat e depozituara nga deputeti i PS, Tom Doshi. Doshi kishte kërkuar nga gjykata që t’i kthehej imuniteti përmes shpalljes antikushtetues të vendimit të kuvendit që autorizoi arrestimin e tij.

Gjithashtu, deputeti i Shkodrës kishte kërkuar shpalljen antikushtetues të vendimit për arrest shtëpie. Sipas avokatëve të Doshit, me këto dy vendime janë shkelur dispozitat kushtetuese të akteve ndërkombëtare të miratuara nga parlamenti.

“Vendimi i Gjykatës së Tiranës që e ka pezulluar të drejtën e Doshit për të ushtruar detyrën e deputetit në një kohë që për këtë është zgjedhur nga populli i Shkodrës është antikushtetues”, thanë avokatët e Doshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat