Kriza greke, rrezik për kthimin e emigrantëve nga Shqipëria

Shqipëria

Kriza greke, rrezik për kthimin e emigrantëve nga Shqipëria

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:31

Situata ekonomike në Greqi ka përhapur panik edhe në Shqipëri,pasi mijëra familje prej vitesh mbahen me të ardhurat e emigracionit, gjë që tashmë vihet në pikëpyetje.

Por nëse sipas analistëve sistemi bankar është i sigurt, ku depozitat e shqiptarëve në bankat greke nuk preken, rreziku më i madh për Shqipërinë janë emigrantët të cilët do të mbeten të pa punë dhe do të detyrohen të kthehen në Shqipëri.

Kjo është analiza që i bënë situatës në Greqi dhe ndikimit që do ketë për vendin tonë eksperti i çështjeve social-ekonomike dhe njohës i mirë i problemeve të emigracionit Kosta Barjaba, i cili në një intervistë për Kosovapress flet për këtë situatë të fundit të krizës ekonomike në Greqi.

Barjaba: Kriza greke dobëson marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë

“Ne prekemi nga kriza greke, prekemi në kontekstin e marrëdhënieve ekonomike që kemi me Greqinë sepse Greqia është investitori më i madh në Shqipëri kështu që në një farë mënyre ajo që ndodh në ekonominë gre ke do të pasqyrohet në një farë mënyre dhe në investimet greke në Shqipëri por edhe në bilancin e import-eksporteve të Shqipërisë me Greqinë. Por nëse sistemi bankar është në një farë mënyre i imunizuar për shkak të masave ligjore që janë marrë nga qeveria shqiptare për të parandaluar efektin e zhvillimeve dramatike nga vendet e origjinës të bankave mëmë, ne nuk mund të pengojmë ndikimin që do ketë kriza greke të emigrantët, pasi emigrantët janë viktimat e para të krizave ekonomike në vendet pritëse", thotë Barjaba.

Më tej Barjaba thotë se emigrantët janë të parët që do të preken nga ky problem, pasi ata do të mbeten të papunë dhe do të kthehen në Shqipëri ku edhe këtu do të përballen me vështirësi të rintegrimit të tyre social dhe ekonomik.

Barjaba: Papunësia te emigrantët është dyfish më e lartë

“Kriza ekonomik e gjëja e parë që do të shkaktojë është një shumëfishim i papunësisë, e nivelit të papunësisë në Greqi por sidomos të papunësisë së emigrantëve. Papunësia në Greqi aktualisht është shumë e lartë shifrat zyrtare bëjnë fjalë për një nivel papunësie rreth 26 % ndërkohë që papunësia e emigrantëve është gati dyfish, në nivelin 40 deri në 50 %, dhe mund të themi që 1 në 2 emigrantë janë të papunë dhe sektorët që goditen më shumë nga kriza janë sektorët ku janë të punësuar emigrantët”, thotë më tej Barjaba.

Por sa i vështirë është kthimi dhe integrimi i emigrantëve tanë në Shqipëri. Ekspertët mendojnë se ka shumë vështirësi pasi janë familje të tëra që kanë mbi 20 vite në Greqi, dhe do t’ju duhet të kthehen së bashku me fëmijët, që duan shkollim nga e para, familjet duan shërbime shëndetësore, sociale, punësim, dhe për këtë qeverisë shqiptare i duhet të m arrë masa për sistemimin e tyre, duke nisur që me ofrimin e këtyre shërbimeve; lehtësirat fiskale e deri te rritja e buxhetit.

Barjaba: Nuk ka vend për alarm, por Qeverisë i duhet të marrë masa për kthimin e emigrantëve

“Kthimi në Shqipëri nuk është dhe kaq i lehtë, sepse një pjesë e emigrantëve janë aty prej 20 vjetësh, kanë ndërtuar një projekt të jetës dhe një pjesë e tyre kanë blerë shtëpi, për një pjesë e tyre ka hyrë në jetë brezi i dytë i emigrantëve ose janë në proces shkollimi, kjo mund të krijojë probleme për daljen e familjeve, fëmijët janë në shkollë, prindërit do detyrohen të kthehen; kështu që edhe kthimi është një vendim i vështirë. Megjithatë një ri intensifikim të kthimit të emigrantëve pa diskutim që do të ketë. Pritet një valë një shumëfishim i fluksit të kthimit të emigrantëve, pjesa më e madhe e tyre do të kërkojnë të mbështeten nga sistemi i Mirëqenies; do të kërkojnë shërbime sociale, do të kërkojnë shërbime shëndetësore; do të kërkojnë ndihmë ekonomike; do të kërkojnë punë. Mund të vijë një grup tjetër që kanë të ardhura të kufizuara; të ardhura të pakta; kursime të pakta; të cilat mund ti përdorin për tu riintegruar dhe për këtë grup, unë mendoj që qeveria shqiptare duhet të përcaktojë disa incentiva shtesë ligjore, fiskale, financiarë etj. për të lehtësuar riintegrimin e tyre për hapjen e mikrondërmarrjeve”, tha Barjaba.

Sipas statistikave, janë mbi 600 mijë emigrantë shqiptarë të rregullt në Greqi, ndërkohë që rreth 200 mijë prje tyre janë kthyer në 5 vitet e fundit në Shqipëri, si pasojë e krizës ekonomike. Por vala e fundit e zhvillimeve dhe përkeqësimit të ekonomisë në vendin fqinj pritet që ta rris edhe me shumë fluksin e emigrantëve shqiptarë që do të kthehen përfun dimisht në vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat