Kriza greke nuk ndikon në Shqipëri. Bankat janë të sigurta

Shqipëria

Kriza greke nuk ndikon në Shqipëri. Bankat janë të sigurta

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 12:38

Ministri i Financave Shkëlqim Cani duke folur për situatën ekonomike në Greqi, ka përjashtuar ndikimin e saj në Shqipëri.

Cani tha se kemi garanci të plotë për sistemin bankar në vend. Ai shtoi se bankat greke me kapital shqiptar janë të sigurta, pasi ato operojnë si filial dhe jo si degë të bankave mëmë.

Bankat në Greqi u mbyllen ditën e djeshme, kurse sot ato janë hapur për pensionistët, ndërsa kanë të drejtë të tërheqin vetëm 60 euro në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat